LAJME

Artikull

Laura Kövesi është për vizitë në Bullgari

Mërkurë, 3 Dhjetor 2025, 17:54

Laura Kövesi është për vizitë në Bullgari

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Kryeprokurorja evropiane Laura Kövesi është për vizitë në Bullgari. Programi i vizitës së saj në Sofje përfshin një takim me Ministrin e Drejtësisë Georgi Georgiev.

Vizita vjen disa ditë pasi Zyra e Prokurorit Evropian ngriti një padi në Gjykatën e Qytetit të Sofjes kundër ish-kryetarit të bashkisë së Varnës Ivan Portnih dhe tre personave të tjerë për mashtrim në lidhje me rindërtimin e portit të peshkimit joekzistues në zonën Karantinata, raporton BNR Horizont.

 

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva