Artikull
Situata e bullgarëve në RMS është në fokus të deputetëve
Enjte 4 Dhjetor 2025 07:05
Enjte, 4 Dhjetor 2025, 07:05
Vlladimir Perev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Një takim i Komisionit Parlamentar për Politikat për Bullgarët Jashtë Vendit është planifikuar për sot, 4 dhjetor. Rendi i ditës përfshin një përmbledhje të situatës aktuale politike dhe sociale që prek komunitetin bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Takimi zhvillohet në kontekstin e një incidenti në Shkup me gazetarin dhe figurën publike me origjinë bullgare Vlladimir Perev, i cili u bë viktimë e agresionit fizik dhe verbal. Sulmi, i kryer në prani të dëshmitarëve të shumtë, ngriti edhe një herë çështjen e sigurisë së bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rritjen e gjuhës së urrejtjes kundër tyre.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva