SHOQËRI

Artikull

Plaku i Vitit të Ri dhe Borëbardha hipin në trenat festues të BDZH

Shtunë, 6 Dhjetor 2025, 07:00

Plaku i Vitit të Ri dhe Borëbardha hipin në trenat festues të BDZH

FOTO: bdz.bg

Madhësia e shkronjave

Në dhjetor BDZH (Hekurudhat Shtetërore Bullgare) rikthen traditën e trenave të Krishtlindjes me lokomotivë me avull, të cilët do të udhëtojnë në dy linja. Udhëtimet e para janë planifikuar për 13 dhe 14 dhjetor. Në linjat Sofje – Bankja – Sofje dhe Gorna Orjahovica – Veliko Tërnovo – Gorna Orjahovica do të lëvizin kompozime retro, të përbëra nga tre vagona të zbukuruar festueshëm dhe një vagon i veçantë retro nga përbërja e "Vitosha Express". Në të do të udhëtojnë Plaku i Vitit të Ri dhe Borëbardha. Plaku i dashur dhe “asistentja e tij” do të përshëndesin fëmijët, do të shpërndajnë dhurata të vogla dhe do të krijojnë magjinë e vërtetë të Krishtlindjes. Atmosfera festive do të plotësohet nga dritat, zbukurimet dhe trumbeta klasike e lokomotivës me avull, e cila do të rikthejë ndjesinë e udhëtimeve të vjetra dimërore.

FOTO: BDZH

Udhëtimi në linjën Sofje – Bankja – Sofje do të zgjasë rreth gjysmë ore në njërën drejtim. Gjatë kësaj kohe, pasagjerët do të admirojnë panoramat e bukura të kryeqytetit dhe malit Vitosha, si dhe shpirtin turistik të qytetit të afërt Bankja. Në linjën Gorna Orjahovica – Veliko Tërnovo – Gorna Orjahovica udhëtimi do të zgjasë rreth 25-30 minuta në njërën drejtim, duke kaluar përgjatë lumit Jantra dhe kodrave historike rreth qytetit të lashtë, ndërsa pasagjerët do të kenë mundësi të shohin Carevecin dhe rrethinat piktoreske të Veliko Tërnovos.

Biletat mund të blihen në të gjitha sportelet e biletave dhe zyrat hekurudhore në vend, si edhe online.

Shikoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:


Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski