Artikull
Hënë 8 Dhjetor 2025 09:56
Hënë, 8 Dhjetor 2025, 09:56
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të gjitha automjetet lëvizin pa kufizime nëpër pikat kufitare Kullata-Promahon dhe Ilinden-Eksohi, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bllagoevgrad Keti Trençeva.
Pas një raundi tjetër bllokimesh dje, 7 dhjetor, një kolonë prej 10 kilometrash me kamionë të rëndë u formua në Kullata, duke pritur të hyjnë në Greqi. Gjithashtu pati një bllokim tre-orësh të trafikut në Ilinden. Fermerët grekë, të cilët kanë mbyllur rrugët dhe kufijtë kryesorë për një javë, kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të rritur presionin mbi shtetin që nga sot dhe kanë shtuar kërkesa të reja.
Qendra e shtypit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare njoftoi se ka vështirësi të mundshme në kalimin e automjeteve përmes pikave kufitare me Greqinë për shkak të grevave në territorin grek.
Organizatat bullgare të transportit, të cilat pësojnë humbje serioze nga bllokada kufitare, po shqyrtojnë mundësinë e kontaktimit të institucioneve ndërkombëtare për të drejtën e shkelur të lëvizjes së lirë në Bashkimin Evropian dhe zonën Shengen.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva