LAJME

Artikull

Fermerët grekë sërish mbyllën kufirin mes Greqisë dhe Bullgarisë për kamionët

Hënë, 8 Dhjetor 2025, 16:14

Fermerët grekë sërish mbyllën kufirin mes Greqisë dhe Bullgarisë për kamionët

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Fermerët protestues grekë sërish ndaluan qarkullimin e kamionëve në kufirin me Bullgarinë në pikëkalimet “Promahon – Kullata” dhe “Ekzohi – Ilinden”.
Bllokada u rivendos rreth mesditës në të dy drejtimet dhe për një kohë të pacaktuar. Për momentin ndalimi vlen vetëm për kamionët e rëndë. Tensioni po rritet si në territorin tonë, ashtu edhe në atë grek. Kamionët po presin pa ditur se kur do të hapet kufiri. Shumë prej tyre do të humbasin edhe tragetin në portin e Selanikut, raporton korrespondentja jonë, Keti Trençeva. Shoferët bullgarë kërkojnë që shteti ynë të njoftojë menjëherë institucionet evropiane për mbylljen e një kufiri shtetëror.

Ndërkohë, kontrollet e institucioneve mbikëqyrëse si në Bullgari, ashtu edhe në Greqi, janë rikthyer në zonën kufitare. Në mënyrë të rastësishme ose sipas vlerësimit bazuar në analizën e riskut, kontrollohen dokumentet e transportit direkt në kufi.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova