Martë 9 Dhjetor 2025 11:26
Martë, 9 Dhjetor 2025, 11:26
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Protestat e fermerëve grekë vazhdojnë për të shtatën ditë, pasi ata po bëjnë grevë për shkak të subvencioneve të papaguara. Periodikisht ata bllokojnë qarkullimin e kamionëve të rëndë në vendkalimin kufitar “Kullata–Promahon”. Kjo megjithatë shkakton humbje për kompanitë transportuese dhe shqetësime për drejtuesit e mjeteve. Këtë mëngjes qarkullimi në “Kullata–Promahon” zhvillohet pa probleme, por pas orës 12 pritet që të ketë sërish bllokadë deri rreth orës 18, njofton BNT.
Ministria bullgare e Punëve të Jashtme njofton gjithashtu se qarkullimi në vendkalimet kufitare “Kullata–Promahon”, “Kapitan Petko Vojvoda–Ormenion” dhe “Ilinden–Eksohi” është aktualisht i rikthyer, por ka paralajmërime nga prodhuesit bujqësorë për bllokada të reja (veçanërisht për kamionët e rëndë, në periudhën 12:00 – 20:00).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova