POLITIKË

Artikull

Rumen Radev do të befasojë me daljen e tij në skenën politike

Mërkurë, 10 Dhjetor 2025, 10:20

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev

FOTO: Facebook / Rumen Radev

Madhësia e shkronjave

“Do ta bëj kur më së paku ta presin.” Me këto fjalë presidenti Rumen Radev iu përgjigj një pyetjeje gazetareske, e cila prej muajsh ka ngjallur interes në shoqërinë tonë, nëse ai është i gatshëm të dalë me një projekt politik të vetin nga institucioni i presidencës.

Kreu i shtetit komentoi gjithashtu projektbuxhetin e shtetit, duke e quajtur atë “mashtrim të shtyrë”, sepse barra mbi biznesin dhe qytetarët do të ndodhë nga viti 2027. “Një nga arsyet pse njerëzit janë në shesh është se pavarësisht se si duken shifrat në buxhet, ndërsa janë në duart e këtyre oligarkëve të njëjtë, bullgarët nuk besojnë se ky buxhet do të shpenzohet në interesin e tyre”, shtoi ai, cituar nga BTA.

Lidhur me protestën masive kundër partisë në pushtet, të shoqëruar me akte vandalizmi, Rumen Radev tha se bullgarët janë të indinjuar nga arroganca, mendjemadhësia dhe provokimet që po organizohen nga oligarkët për të diskredituar pakënaqësinë e njerëzve të lirë.

“Aktualisht, shërbimet dhe strukturat e specializuara të Ministrisë së Brendshme po përdoren nga të njëjtët oligarkë kundër kundërshtarëve të tyre politikë – ky është një abuzim i rëndë i pushtetit dhe do të kërkohet përgjegjësi për këtë”, theksoi ai.

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva