LAJME

Artikull

Protesta antiqeveritare në të gjithë vendin

Mërkurë, 10 Dhjetor 2025, 11:14

Protesta antiqeveritare në të gjithë vendin

FOTO: Facebook / Iassen Djabirov

Madhësia e shkronjave

Një protestë nën sloganin: "Jepni dorëheqjen! Peevski dhe Borisovi larg pushtetit" do të zhvillohet sonte, 10 dhjetor, në Sheshin e Pavarësisë në kryeqytet. Demonstrata janë planifikuar gjithashtu në të gjithë vendin.

"Pushteti i bullgarëve të pakënaqur është arma më e fuqishme kundër mafias! Ata kanë frikë. Le të jemi këtë herë edhe më shumë! Përndryshe do të vazhdojnë të shtiren sikur nuk kanë dëgjuar çfarë kërkojnë protestuesit", deklaruan në Facebook organizatorët e "Po e Vazhdojmë Ndryshimin - Bullgaria Demokratike".

Protestuesit do të kalojnë nëpër 19 pika kontrolli, njoftoi Kryeinspektori Ivan Georgiev, Shef i Sektorit "Ngjarje masive" në Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Kryeqytetit. "Do të kemi një kolonë portative në mënyrë që të mund të tregojmë dhe t'u bëjmë thirrje qytetarëve të na ofrojnë ndihmën e nevojshme në largimin e personave provokatorë", shtoi ai, cituar nga BTA.

Protestës do t'i bashkohet edhe Shoqata “Studentët kundër Mafias, e cila po organizon një aksion proteste studentore me pjesëmarrjen e studentëve nga universitete të ndryshme në vend. Është planifikuar gjithashtu një marshim studentor, i cili do t'i bashkohet protestës së përgjithshme civile në Sheshin e Pavarësisë.

Në të njëjtën kohë, partia “Vëzrazhdane” po organizon një protestë kundër futjes së euros përpara Bankës Kombëtare Bullgare. Partia po bën thirrje gjithashtu për dorëheqjen e "qeverisë mafioze".

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva