POLITIKË

Artikull

Dy protesta në dy ditë rresht këtë javë

Hënë, 8 Dhjetor 2025, 09:19

Dy protesta në dy ditë rresht këtë javë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një javë pas protestës me mijëra njerëz kundër projektligjit të buxhetit të shtetit, partia në pushtet “DPS-Fillimi i Ri” e Deljan Peevskit po bën thirrje për një miting në mbrojtje të stabilitetit në vend. 

“Le të themi të gjithë së bashku: JO manipulimit! JO kaosit! JO urrejtjes! PO stabilitetit dhe sigurisë! PO zhvillimit dhe rezultateve reale! JO grushteve të shtetit në rrugë! JO dhunës dhe urrejtjes!” shkroi partia në faqen e saj në Facebook, duke u bërë thirrje mbështetësve të protestojnë të martën në lokalitetin e tyre. 

Një ditë më vonë, “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” organizoi një miting për “dorëheqjen e qeverisë së kashtës dhe përjashtimin e përhershëm të Borisovit dhe Peevskit nga pushteti”. 

“Protesta më masive në historinë e fundit të Bullgarisë ka ndryshuar tashmë proceset në vend. Le ta shndërrojmë 10 dhjetorin në një simbol të lirisë dhe rezistencës kundër korrupsionit, mafies, vjedhjes, sundimit oligarkik dhe gënjeshtrave me të cilat ata kanë helmuar vendin tonë! Së bashku po shkruajmë historinë – ashtu siç e meriton Bullgaria!”, njoftoi koalicioni në faqen e saj në Facebook.

 

Mësoni më shumë për protestat e fundit në Bullgari në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

 

Mësoni më shumë për Deljan Peevski në arkivin e Radio Bullgarisë: 


Mësoni më shumë për Bojko Borisovin në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva