LAJME

Artikull

Bojko Borisov do të flasë për dorëheqjet dhe protestat pasi të hyjmë në eurozonë

Mërkurë, 10 Dhjetor 2025, 12:25

Bojko Borisov

Bojko Borisov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Pas 1 janarit, do të flas për dorëheqjet dhe protestat”, tha lideri i GERB-it, Bojko Borisov, në Kuvendin Popullor në lidhje me votën e mosbesimit që po diskutohet sot, 10 dhjetor, dhe protestat antiqeveritare në të gjithë vendin. Ai shtoi se dëshiron të përfundojë detyrën gjeostrategjike të bashkimit të Bullgarisë me eurozonën. 

Bojko Borisov theksoi se koalicioni GERB-SDS hyri në qeveri për të udhëhequr vendin drejt këtij qëllimi dhe nuk do të pranojë që ai të kompromentohet para se çdo bullgar të tërheqë para nga një bankomat në euro. “Kemi 20 metra të mbetura deri në vijën e finishit – 1 janar”, tha ai. 

Lideri i GERB-it siguroi se gjatë viteve ka dëgjuar gjithmonë zërin e qytetarëve protestues. Ai dha si shembull buxhetin e “korrigjuar” pas protestës së madhe më 1 dhjetor të këtij viti. Sipas tij, projektbuxheti i rishikuar është i mirë.

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva