Artikull
PP-DB i bëri thirrje Kryeministrit që të paraqesë dorëheqjen e kabinetit
Enjte 11 Dhjetor 2025 11:24
Enjte, 11 Dhjetor 2025, 11:24
Asen Vasilev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
"Po e Vazhdojmë
Ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje qeverisë që të
paraqesë menjëherë dorëheqjen e saj. "Po i drejtohemi Rosen Zheljazkovit -
nëse i ka mbetur pak dinjitet, duhet të vijë në parlament dhe ta paraqesë
atë", tha bashkëkryetari i "Po, Bullgarisë" Ivajllo Mirçev.
"Shpresoj fuqimisht që
sot të gjithë deputetët që duhet të shtypin butonin në orën 13:30 për të
mbështetur qeverinë ose për të votuar për një votë mosbesimi do t'i dëgjojnë
njerëzit që ishin në shesh dje, dhe ata kanë një kërkesë - dorëheqjen",
komentoi gjithashtu kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin", Asen Vasilev
për gazetarët.
Lidhur me protestën e
mbrëmshme antiqeveritare, deputeti tha se mbledhja e 150 000 njerëzve në një
vend nuk ka ndodhur kurrë në historinë tonë të kohëve të fundit. “Mbi 80%
tashmë duan dorëheqjen e kësaj qeverie, përfshirë votuesit e “Ka një popull i
tillë” dhe BSP-së (pjesëmarrës në koalicionin qeverisës – red.)”, shtoi ai.
Asen Vassilev tha
gjithashtu se ne kemi nevojë për zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur në
mënyrë që njerëzit që janë jashtë të mund të shkojnë dhe të votojnë. Ai
parashikon një pjesëmarrje në votime që do t'i japë legjitimitet një qeverie të
re. Megjithatë, nëse njerëzit nuk dëgjohen, do të pasojnë protesta edhe më të mëdha,
paralajmëroi deputeti.
Që të ketë zgjedhje të
drejta, njerëzit duhet të përfshihen në procesin zgjedhor si vëzhgues dhe anëtarë
të komisioneve seksionale, është i mendimit Asen Vasilev.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva