Artikull
Premte 12 Dhjetor 2025 14:45
Premte, 12 Dhjetor 2025, 14:45
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
“Bullgaria do të jetë anëtare e eurozonës nga 1 janari” – kështu iu përgjigj zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari, një pyetjeje të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) nëse dorëheqja e qeverisë dhe kërkesa për shtyrje nga ana e “Vëzrazhdane” mund të ndryshojnë pranimin e euros në vendin tonë nga 1 janari.
“Situata është shumë e qartë. Ka një numër kriteresh që duhet të plotësohen për këtë qëllim dhe Bullgaria e ka bërë këtë. Të gjitha kriteret kryesore janë përmbushur, vendimet përkatëse në këtë drejtim – të marra. Dhe ajo që është parashikuar është që nga 1 janari vitin e ardhshëm Bullgaria do të përdorë euron”, theksoi Komisioni.
Një pyetjeje sqaruese nëse kjo është e fortë dhe kategorike, Ujvari iu përgjigj se vendimet përkatëse janë marrë, ndërsa shefja e shërbimit të shtypit të Komisionit, Paula Pinho, nënvizoi se ato mbeten të vlefshme.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva