Artikull
Pikat kufitare "Kullata" dhe "Ilinden" sërish janë bllokuar për kamionë
Premte 19 Dhjetor 2025 16:08
Premte, 19 Dhjetor 2025, 16:08
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Fermerët grekë përsëri bllokuan kufirin me Bullgarinë dhe ndaluan qarkullimin e automjeteve të rënda. Në PKK "Ilinden-Eksohi" bllokada u shpall nga ora 12 deri në 20, ndërsa nga ora 16 deri në 19 do të ndalet edhe qarkullimi i makinave të lehta në të dy drejtimet. Që nga ora 13 për një kohë të pacaktuar u pezullua lëvizja e kamionëve edhe në pikën "Kullata-Promahon". Në të dy drejtimet janë formuar radhë kamionësh, raportoi korrespondentja jonë Keti Trençeva. Bllokada e lidhjes rrugore më të ngarkuar ndërmjet dy shteteve anëtare të Shengenit vazhdon me periudha prej 17 ditësh. Fermerët paralajmëruan se është e mundur që bllokadat të vazhdojnë edhe gjatë festave të ardhshme.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva