MUZIKË

Artikull

Maria Mutafchieva dhe Georgi Strezov riorganizojnë "Pjesët e Mozaikut"

Hënë, 22 Dhjetor 2025, 06:00

Maria Mutafchieva dhe Georgi Strezov riorganizojnë "Pjesët e Mozaikut"

FOTO: YouTube/Maria Mutafchieva

Madhësia e shkronjave

Në fund të vitit, të gjithë riorganizojmë pjesë të mozaikut të muajve të fundit. "Pjesët e Mozaikut" i riorganizon edhe Maria Mutafçieva me një lexim të ri të butë të këngës kult me ​​të njëjtin emër nga “Mary BoysBand”  në shoqërinë e bashkëshortit të saj Mirosllav Mutafçiev, vajzës së tyre RIA dhe kompozitorit, dirigjentit dhe aranzhuesit Georgi Strezov, i cili, përveçsi dirigjent, është i pranishëm edhe si zë në versionin e ri të këngës. Regjistrimi përfshin gjithashtu disa nga orkestruesit dhe solistët më të mirë klasikë në Bullgari. Maria Mutafçieva ndan:

"Gjithçka filloi me një letër. Për Georgi Strezov, kënga "Pjesët e Mozaikut" është kënga më e preferuar nga “Mary Boys Band” dhe ai kishte punuar për disa muaj në orkestrimin e saj. Krijuam një version të bukur të "Pjesët e Mozaikut" që del pikërisht në kohë - në pritjen magjike të Krishtlindjeve, në ndjesinë e ndarjes së gjithë dashurisë në botë.

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva