LAJME

Artikull

Patriarku Daniil ndodhet në Stamboll për një takim me Patriarkun Bartolomeu

Enjte, 25 Dhjetor 2025, 17:23

Patriarku Daniil ndodhet në Stamboll për një takim me Patriarkun Bartolomeu

FOTO: BNR

Madhësia e shkronjave

Patriarku Daniil mbërriti në Stamboll për vizitën e tij të parë paqësore në Patriarkanën Ekumenike, njoftoi BTA. Ai shoqërohej nga mitropolitë dhe nga peshkopi Gerasim i Mellnikut, kryesekretar i Sinodit të Shenjtë.

Patriarku bullgar ndodhet në qytetin turk me ftesë të Patriarkut Ekumenik Bartolomeu dhe vizita e tij do të zgjasë deri më 28 dhjetor.

Sot ai do të vizitojë kishën “Shën Gjergji Fitimtar” në lagjen “Fener” të Stambollit, ku do të mbahet lutja e falenderimit. Pas kësaj, kreu i Kishës Ortodokse Bullgare - Patriarkana Bullgare do të pritet zyrtarisht nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Patriarkanës Ekumenike.

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva