Artikull
Premte 26 Dhjetor 2025 15:30
Premte, 26 Dhjetor 2025, 15:30
FOTO: BTA - arkiv
Madhësia e shkronjave
Zona e skijimit në resortin Pamporovo në malin e Rodopeve do të hapet më 28 dhjetor, njofton BTA. Pistat kryesore në resort tashmë po përpunohen. Sipas të dhënave të Shërbimit Malor të Shpëtimit, në vendpushim janë grumbulluar rreth 15–20 cm borë natyrore. Pas rënies së temperaturave nën zero, pistat mbulohen edhe nga makineritë për borë artificiale. Më 28 dhjetor një pjesë e pistave do të jenë të hapura për skiatorët. Në ditët në vijim do të vazhdojë përpunimi dhe përgatitja e pistave të tjera. Duke u bazuar në parashikimet meteorologjike për ruajtjen e temperaturave nën zero, kompania “Pamporovo” Sh.A. parashikon që deri më 1–3 janar të hapet e gjithë zona e skijimit.
Hotelet në Pamporovo janë të mbushura me turistë për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Lexoni më shumë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva