LAJME

Artikull

Shteti është gati të vendosë gjoba efektive për spekulimin me çmimet në euro

Martë, 30 Dhjetor 2025, 10:49

Shteti është gati të vendosë gjoba efektive për spekulimin me çmimet në euro

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

Që nga fillimi i vitit, institucionet shtetërore të inspektimit do të kalojnë nga instruksionet, direkt tek gjoba për tregtarët e paskrupullt që rrisin çmimet në mënyrë të paarsyeshme për shkak të futjes së euros. Kjo u bë e qartë në takimin e rregullt të Mekanizmit të Euros të thirrur nga Kryeministri Rosen Zheljazkov. Në takim u diskutua përgatitja e institucioneve për kontrollin mbi përpjekjet për spekulim nga fillimi i vitit 2026. 

Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Agjencia Kombëtare e të Ardhurave do të kryejnë kontroll të shtuar mbi çmimet, tregimin e dyfishtë të çmimeve në leva dhe euro në etiketat në pikat e shitjes me pakicë, dhe do të monitorojnë posaçërisht rritjet e pajustifikuara të çmimeve që të dy institucionet kanë bërë deri më tani.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva