LAJME

Artikull

Banka Kombëtare Bullgare do të presë monedha koleksionuese euro në vitin 2026

Martë, 30 Dhjetor 2025, 12:09

Monedhë përkujtimore me temë "Nëna e Shenjtë e Zotit - Mollë e Artë"

Monedhë përkujtimore me temë "Nëna e Shenjtë e Zotit - Mollë e Artë"

FOTO: BNB

Madhësia e shkronjave

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se në vitin 2026 do të hedhë në qarkullim monedha koleksionuese me nominale euro, me të cilat do të mund të paguhet, por vetëm në Bullgari. Njëra do të jetë prej ari, tre prej argjendi dhe një prej bakri.

Që në janar do të shfaqet një monedhë argjendi me vlerë nominale 10 euro. Një monedhë bakri prej 5 eurosh do të dalë në mars, ndërsa një tjetër monedhë argjendi prej 10 eurosh do të ketë në prill. Për gushtin planifikohet një monedhë tjetër argjendi prej 10 eurosh. 

Më e shtrenjta është ajo prej ari – vjen në tetor me vlerë nominale 100 euro. Ajo i kushtohet Shën Ivan Rillskit,  i konsideruar si një nga shenjtorët tanë më të mëdhenj, mbrojtës qiellor dhe patron i popullit bullgar. 

Ndërkohë, një kartëmonedhë suvenire “Zero Euro” është lëshuar si artefakt koleksionues me rastin e futjes së euros në Bullgari. Kartëmonedha nuk ka vlerë monetare dhe nuk është mjet ligjor pagese. 

Mbi të janë paraqitur Katedralja “Aleksandër Nevski”, Manastiri i Rillës dhe simbole të BE‑së. Botime të ngjashme qarkullojnë si suvenire edhe mes koleksionistëve. 

Ideja për Euron Zero si suvenir në industrinë turistike i përket sipërmarrësit dhe specialistit francez të reklamave Richard Fail. Në vitin 2015 ai lëshoi kartëmonedhat e para të tilla në Francë, e më pas edhe në vende të tjera të BE‑së.

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva