SPORT

Artikull

Aleks Nikollov është numri 2 në volejbollin botëror

Martë, 30 Dhjetor 2025, 16:23

Aleks Nikollov është numri 2 në volejbollin botëror

FOTO: AP/BTA

Madhësia e shkronjave

Udhëheqësi i përfaqësueses kombëtare të Bullgarisë në volejboll dhe i ekipit italian Çivitanova, Aleksandër Nikollov, u rendit si volejbollisti i dytë më i mirë në botë për vitin 2025. Renditja është bërë nga Volleyball World. Bullgari e fitoi këtë vlerësim pasi udhëhoqi ekipin kombëtar drejt finales së Kampionatit Botëror në Filipine, ku skuadra u rendit e dyta pas kampiones Itali. Ky ishte kualifikimi i parë i Bullgarisë në një finale për titullin botëror pas 55 vitesh, raportoi BTA.

Djali i madh i volejbollistit të njohur bullgar Vlladimir Nikollov e përfundoi kampionatin edhe si realizuesi më i mirë. Përveç kësaj, ai fitoi Kupën e Italisë me ekipin e tij të klubit Cucine Lube Civitanova dhe u shpall nënkampion në kampionat, ku skuadra e tij u mposht vetëm në finale nga Trento.

Në Top 10-shen botërore të vitit ka edhe dy bullgarë të tjerë. Vëllai i Aleksandrit, ndarësi titullar i Bullgarisë Simeon Nikollov, u rendit në vendin e gjashtë, ndërsa vendi i tetë i takon kapitenit të ekipit kombëtar, Aleks Grozdanov.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova