Artikull
Burra me veshje popullore hodhën vallen tradicionale në ujërat e lumit Tundxha
Martë 6 Janar 2026 15:25
Martë, 6 Janar 2026, 15:25
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Edhe këtë vit në Kallofer u respektua tradita e 6 janarit– Ditës së Pagëzimit të Zotit Jezu Krisht, ku burra të veshur me kostume popullore mblidhen për të hedhur valle në ujërat e lumit Tunxha. Pas liturgjisë në Kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill”, nën tingujt e daulleve dhe gajdeve, ata hynë në lumë. Rituali edhe këtë herë ngjalli interesin e njerëzve nga e gjithë vendi, raportoi korrespondentja jonë Kremena Daneva.
“Emocioni e udhëheq gjithçka. Festa është e jashtëzakonshme. Nuk ka tjetër si kjo. I urojmë njëri-tjetrit vetëm shëndet, të tjerat do t’i rregullojmë”, ndau një spektatore e ngjarjes.
Pasi u nxor kryqi i hedhur në ujërat e Tunxhës, ai iu dorëzua pjesëmarrësit më të ri të valles – Anton Aleksiev, një vjeç e gjysmë, dhe më pas priftit, atë Dimitri, i cili bekoi të gjithë të pranishmit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova