Artikull
Pritet normalizimi i trafikut në kufirin me Greqinë në ditët në vijim
Mërkurë 7 Janar 2026 11:47
Mërkurë, 7 Janar 2026, 11:47
FOTO: government.bg
Madhësia e shkronjave
Kam marrë garanci nga kryeministri Kiriakos Micotakis se çështja e bllokadës në kufi do të zgjidhet në ditët e ardhshme. Këtë e deklaroi kryeministri në detyrë Rosen Zheljazkov pas një bisede me homologun e tij grek, njoftuan nga zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave. Në Paris, në kuadër të takimit për Ukrainën, të dy diskutuan për bllokadat e vendosura nga fermerët grekë në pikat kufitare dhe në arteriet kryesore rrugore midis Greqisë dhe Bullgarisë. Zheljazkov theksoi se kjo çështje nuk prek vetëm trafikun dypalësh, por edhe funksionimin normal të korridoreve evropiane të transportit, të tregut të përbashkët dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Kjo është një çështje në interes të transportuesve bullgarë, por lidhet edhe me interesat e industrisë greke dhe të fermerëve grekë, tha kryeministri, duke rikujtuar se të dyja vendet janë pjesë e hapësirës Shengen.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova