LAJME

Artikull

Bullgaria i dërgoi një notë Greqisë për shkak të bllokadave në kufi

Mërkurë, 7 Janar 2026, 14:01

Bullgaria i dërgoi një notë Greqisë për shkak të bllokadave në kufi

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë i ka dërguar një notë zyrtare diplomatike Greqisë në lidhje me mbylljen e arterieve kryesore rrugore dhe pikave kufitare gjatë protestave të fermerëve grekë.

Në notë theksohet se bllokimi i zgjatur i rrugëve dhe kalimeve kufitare ka çuar në vështirësi serioze ekonomike për kompanitë bullgare të transportit, eksportuesit dhe qytetarët, si dhe në shkeljen e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, e cila është e garantuar nga e drejta e Bashkimit Evropian.

Pala bullgare shpreh pritjen që çështja të shqyrtohet në mënyrë konstruktive dhe në frymën e fqinjësisë së mirë, si dhe të merren masa konkrete për të mos lejuar situata të ngjashme në të ardhmen.

Fermerët grekë, të cilët protestojnë për subvencionet evropiane, po bllokojnë periodikisht pikat kufitare midis Greqisë dhe Bullgarisë që nga fillimi i dhjetorit 2025.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva