Artikull
Në Karllovo, gjatë zakonit “Këpanak”, u lanë me ujë të akullt burimor
Mërkurë 7 Janar 2026 17:15
Mërkurë, 7 Janar 2026, 17:15
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në lagjen “Sushica” të Karllovos (Bullgaria Qendrore Jugore) u respektua zakoni i lashtë vendas “Këpanak”, sipas të cilit në Ditën e Ivanit të lahen me ujë të ftohtë burimor gratë që janë martuar gjatë vitit të kaluar. Ngjarja u organizua nga qendra kulturore lokale “Vasill Levski – 1927” te Çezma e Drëndevit. Kovëza e parë me ujë të akullt u derdh mbi shpinën e nuses së vetme të vitit 2025 – Petja Koziçkova, nga kumbarët e saj, ndërsa ajo nga ana e saj i spërkati të pranishmit me ujë për shëndet, njofton BNT. Pas kësaj, në legenin e çezmës u zhytën burrat me emrin Ivan për të shënuar ditën e tyre të emrit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva