LAJME

Artikull

Bullgaria lëshon viza për pranimin e “nomadëve digjitalë”

Enjte, 8 Janar 2026, 10:03

Bullgaria lëshon viza për pranimin e “nomadëve digjitalë”

FOTO: Anton Atanasov/euronews.com

Madhësia e shkronjave

Që nga fundi i vitit 2025, Bullgaria lëshon viza për nomadët digjitalë. Këto janë leje qëndrimi me vlefshmëri njëvjeçare dhe mundësi zgjatjeje, raporton “Euronews”. Nga këto viza të posaçme mund të përfitojnë të huajt nga “vendet e treta” jashtë BEsë dhe Zonës Ekonomike Evropiane.

Aplikantët duhet të marrin fillimisht një vizë afatgjatë të tipit D nga ambasada ose konsullata bullgare në vendin e tyre. Pas mbërritjes në Bullgari, ata kanë 14 ditë kohë për të paraqitur kërkesën për leje qëndrimi sipas programit për nomadët digjitalë.

Nga aplikantët kërkohen dokumente që vërtetojnë pastërtinë e dosjes penale, sigurim shëndetësor dhe dëshmi për akomodim në një adresë bullgare. Po ashtu, kandidati duhet të provojë se të ardhurat e tij janë të paktën sa 50 paga minimale bullgare, ose rreth 31 000 euro në vit.

Sipas Organizatës Bullgare të Sipërmarrjes për Teknologji Inovative (BESCO), tërheqja e “nomadëve digjitalë” do të sjellë përfitime për ekonominë bullgare mbi 15 milionë euro në vit.

“Vendi ballkanik ka shumë për të ofruar – nga plazhet e gjata të mrekullueshme të Detit të Zi deri te disa nga qytetet më të vjetra në Evropë. Për më tepër, kostoja e jetesës atje është dukshëm më e ulët se në destinacionet e tjera të njohura”, përmbledh “Euronews”.

Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva