Artikull
Bullgaria është ndër vendet kryesore të BE për rritjen e çmimeve të banesave
Premte 9 Janar 2026 17:59
Premte, 9 Janar 2026, 17:59
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria renditet ndër vendet me rritjen më të lartë vjetore të çmimeve të banesave në BE, sipas të dhënave të Eurostat për tremujorin e tretë të vitit 2025, të publikuara sot, 9 janar. Çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15.4% në një vit, gjë që e vendos atë në vendin e tretë në BE pas Hungarisë (21.1%) dhe Portugalisë (17.7%).
Duke krahasuar tremujorin e tretë të vitit 2025 me të njëjtën periudhë në vitin 2015, Bullgaria raportoi një rritje të çmimeve të banesave prej mbi +156%, gjë që e vendos atë ndër liderët në rritjen afatgjatë në tregun e pronave në BE. Vetëm Hungaria (+275%), Portugalia (+169%) dhe Lituania (+162%) janë përpara nesh.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Çmimet e banesave në Sofje janë rritur me 25.5%
- Bumi vazhdon – Bullgaria është tregu i dytë më i nxehtë i pronave në BE në vitin 2025
- Çmimet e pronave në bregdetin tonë vazhdojnë të rriten, por më ngadalë
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva