Artikull
Mërkurë 14 Janar 2026 04:55
Mërkurë, 14 Janar 2026, 04:55
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Presidenti Rumen Radev do t'i dorëzojë sot, 14 janar, mandatin për formimin e qeverisë kandidatit për kryeministër, të nominuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Ky është koalicioni "Po e Vazhdojmë Ndryshimin - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB). PP-DB tashmë ka njoftuar se do ta kthejë menjëherë mandatin e paplotësuar.
Sipas Kushtetutës, presidenti mund të bëjë tre përpjekje për të formuar një qeveri, ku dy mandatet e para i jepen grupit të parë dhe të dytë parlamentar, ndërsa i treti i jepet një grupi tjetër parlamentar sipas vlerësimit të kreut të shtetit.
Grupi i parë parlamentar - GERB-SDS, e ktheu mandatin pas marrjes së tij, siç pritej.
Deri këtu u arrit pasi kabineti i Rosen Zheljazkovit dha dorëheqjen. Ajo u provokua nga protesta të mëdha në mbarë vendin në fund të vitit të kaluar, pasi qeveria propozoi një buxhet që përfshinte një rritje të disa taksave dhe mungesë reformash.
.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva