LAJME

Artikull

Edhe BSP kërkoi dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Sofjes Vasill Terziev

Martë, 13 Janar 2026, 17:47

Vasill Terziev

Vasill Terziev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Pas DPS-Fillimi i Ri, Partia Socialiste Bullgare /BSP/ kërkoi gjithashtu dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Sofjes Vasill Terziev.Qëndrimi i partisë thotë se Terziev ka provuar pa asnjë dyshim se nuk mund t'i përmbushë detyrat e tij."Pasi e la Sofjen pa transport publik për dy javë në ditët më të nxehta të verës, pasoi kriza e mbeturinave që ka vazhduar prej muajsh. Në ditët e fundit, kemi vërejtur edhe paaftësinë e tij për t'u përballur me pastrimin e borës, madje edhe me reshje minimale bore", shkroi e majta.

Sipas kreut të GERB-it, Bojko Borisov, "Vasill Terziev duhet të mbetet kryetar bashkie i Sofjes si një shembull i asaj që mund të bëjnë PP dhe DB".

Në përgjigje të kritikave, Vasill Terziev deklaroi në një deklaratë për median se "zgjedhjet po vijnë - momenti kur "mbeturinat politike" pastrohen më lehtë".

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva