Artikull
Mërkurë 14 Janar 2026 11:00
Mërkurë, 14 Janar 2026, 11:00
FOTO: Center Amalipe
Madhësia e shkronjave
Më 14 janar romët festojnë Ditën e Bango Vasilit, ose Vitin e Ri të Romëve. Festa lidhet me legjendën e Bango Vasilit, ose Vasilit të Çalë, i cili konsiderohet shpëtimtari i romëve pasi ndërtoi një urë të shkatërruar nga djalli, që ata të mund të kalonin lumin. Që nga ai moment ai kthehet në shenjtorin dhe mbrojtësin e tyre.
Romët e festojnë Vasilicën për tre ditë – në tryezë vendosin gjel të zier, sarma, byrek me fat dhe bukë të rrumbullakët. Kryefamiljari hedh oriz dhe grurë, të cilat fëmijët i mbledhin për fat, e më pas i urojnë të rriturit për shëndet.
Për vitin e radhës, Radioja Kombëtare Bullgare pret për festën fëmijë nga një shkollë e rrjetit të shoqatës “Amalipe”, të cilët në godinën e vjetër të radios prezantojnë traditat e folklorit rom, bullgar dhe turk, karakteristike për këtë ditë. Sivjet këta janë fëmijë nga Shkolla e Mesme “Hristo Botev” në qytetin Bobov Doll.
Mësoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva