LAJME

Artikull

Presidenti Radev bën thirrje për zgjedhje të ndershme me votim me makina

Enjte, 15 Janar 2026, 12:25

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në shoqëri ekziston një konsensus anti-mafia dhe hapi i parë drejt materializimit të tij janë zgjedhjet e ndershme, u tha Presidenti Rumen Radev gazetarëve në festimin e 148 vjetorit të çlirimit të qytetit të Bellovos dhe rajonit të Bellovos nga sundimi osman. Ai shtoi se detyra kryesore para parlamentit është rivendosja e besimit në procesin zgjedhor.

Sipas kreut të shtetit, votimi në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme duhet të jetë me makina, me raportim elektronik të rezultateve dhe numërim manual të fletëve të kontrollit në mënyrë që të ketë besim të vërtetë.

Kur u pyet nëse do të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Rumen Radev u përgjigj: "Nëse po pyesni për një parti, pas kaq shumë bisedash - padyshim që ekziston një, dhe mund të them se kjo është partia e konsensusit anti-mafia, e cila këmbëngul në zgjedhje të ndershme. Një parti e tillë bashkon të gjithë demokratët - nga e majta dhe e djathta, pavarësisht se ku bëjnë pjesë dhe nëse janë politikisht aktivë fare, sepse të gjithë kemi nevojë për zgjedhje të ndershme, kemi nevojë për zhvillim demokratik dhe të lirë."


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva