LAJME

Artikull

Pas tre mandateve të kthyera për formimin e kabinetit, vendi shkon në zgjedhje

Premte, 16 Janar 2026, 11:51

Pas tre mandateve të kthyera për formimin e kabinetit, vendi shkon në zgjedhje

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin e tretë hulumtues për formimin e qeverisë grupit parlamentar të “Aleancës për të Drejta dhe Liri” (APS). Në emër të aleancës, Hajri Sadëkov e ktheu mandatin i papërmbushur.

“Grupi ynë parlamentar më autorizoi ta kthej mandatin e tretë të papërmbushur, në mënyrë që me përpjekje të përbashkëta të realizojmë zgjedhje të ndershme, të lira, transparente dhe demokratike”, tha Hajri Sadëkov.

Presidenti reagoi shkurt ndaj mandatit të kthyer dhe deklaroi: “shkojmë në zgjedhje”. Pas kësaj, përfaqësuesit e APS mbetën për një takim me presidentin me dyer të mbyllura.

Tani pritet që kreu i shtetit të përcaktojë cilit nga personat e parashikuar në Kushtetutë do t’i ngarkohet formimi i një qeverie të përkohshme për organizimin e votimit.

 

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva