Artikull
Premte 16 Janar 2026 13:32
Premte, 16 Janar 2026, 13:32
Tomisllav Donçev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Importi i fuqisë punëtore nga vendet e treta jashtë BE-së është një masë e përkohshme, tha në parlament zëvendëskryeministri dhe Ministri i Inovacionit dhe Rritjes në dorëheqje Tomisllav Donçev.
Sipas tij, e ardhmja e tregut të punës në Bullgari nuk qëndron te importi i fuqisë punëtore, por te kthimi i bullgarëve jashtë vendit në vend. Zëvendëskryeministri zhvilloi tezën se kthimi do të rritet sapo PBB-ja për frymë të arrijë 70% të nivelit mesatar evropian, raporton BTA.
"Faktori kryesor për konkurrueshmërinë e ekonomisë bullgare do të jetë cilësia e kapitalit njerëzor", tha Donçev në përgjigje të një pyetjeje nga partia “Vëzrazhdane” e bërë gjatë një kontrolli të shpejtë parlamentar.
Lexoni më shumë në arkivin
tonë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva