Artikull
Premte 16 Janar 2026 16:24
Premte, 16 Janar 2026, 16:24
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Nuk është konstatuar ndotje e ujërave të Danubit pasi në lumin pranë qytetit rumun Zimnicea, përballë qytetit bullgar Svishtov, u mbyt një anije rumune e ngarkuar me plehra. Kjo thuhet në një njoftim të marrë nga pala rumune në Drejtorinë “Rajoni i Danubit”. Rezultatet e paraqitura janë nga testimi i ujit në tre pika – pranë anijes, poshtë dhe sipër rrjedhës. Përveç kësaj, është kryer një analizë e të dhënave të marra krahasuar me të dhënat e monitorimit të Drejtorisë në një pikë të rrjetit kombëtar të monitorimit të Danubit pas qytetit Svishtov. Analiza e rezultateve tregon se përqendrimet e matura për treguesit e shqyrtuar janë të krahasueshme dhe në intervale të ngjashme, pa devijime nga normat.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva