Artikull
Mihaella Marinova dhe Tino me këngën e përbashkët “Po të mundja”
Martë 20 Janar 2026 06:10
Martë, 20 Janar 2026, 06:10
FOTO: Facebook/ Mihaela Marinova
Madhësia e shkronjave
Zërat e dy përfaqësuesve të spikatur të brezit të ri në muzikën pop bashkëkohore bullgare, Mihaella Marinova dhe Tino, ndërthuren në këngën e tyre të përbashkët “Po të mundja”. Ajo lindi gjatë edicionit të fundit të kampit krijues Sofia Songwriting Camp 2025 në tetor të vitit 2025. Atje, me ndihmën e producentit suedez Emil Hovmark, ata krijuan këtë këngë të ndjeshme dhe të butë, në të cilën prania delikate e Tinos dhe mjeshtëria vokale e Mihaellës ndërthuren në mënyrë harmonike.
Të dy muzikantët tregojnë se qanin teksa e krijonin këngën, aq i veçantë ishte për ta ky moment muzikor. Kjo pasqyrohet edhe në videon zyrtar të këngës, ku regjisorja e re dhe e talentuar Raja Rumenova krijon një imazh kompleks të dashurisë dhe të heshtjes, për të cilën ajo ndonjëherë ka nevojë.
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova