POLITIKË

Artikull

Mediat dhe agjencitë botërore komentojnë dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev

Martë, 20 Janar 2026, 10:11

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Lajmi për dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev më 19 janar 2026 shkaktoi komente në mediat e mëdha botërore.

Associated Press e përkufizon dorëheqjen si “një akt të paprecedentë” në historinë postkomuniste të Bullgarisë dhe thekson se vendimi i Radevit vjen në një moment të “krizës së thellë dhe të zgjatur politike” dhe në sfondin e protestave masive kundër korrupsionit. 

Reuters komenton se, megjithëse posti i presidentit është kryesisht ceremonial, Radev ka arritur të ndërtojë një profil të lartë përmes emërimit të shumë qeverive teknike gjatë viteve të fundit.

Faqja ukrainase The Kyiv Independent vë në dukje se Radev kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Sipas gazetës The Washington Post, dorëheqja e Radevit është një “hazart i guximshëm politik” dhe ai po përpiqet të përfitojë nga vakumi institucional dhe të bashkojë “zgjedhësit e zhgënjyer”.

Bloomberg përqendrohet te stabiliteti institucional, duke theksuar se zëvendëspresidentja e deritanishme Ilijana Jotova do të bëhet presidentja e parë femër e Bullgarisë dhe do të duhet të menaxhojë procesin e emërimit të një kryeministri të ri teknik sipas rregullave të reja kushtetuese.

Agjencia shtetërore turke Anadolu Agency komenton se Radev synon të kapitalizojë popullaritetin e tij të lartë për t’u shndërruar në “një lojtar aktiv në terren”, e jo thjesht një vëzhgues, duke theksuar thirrjen e tij për “ndryshim radikal dhe real”.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva