Mërkurë 21 Janar 2026 15:48
Mërkurë, 21 Janar 2026, 15:48
Rumen Radev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Presidenti Rumen Radev, i cili dha dorëheqjen, mori ftesë nga kreu i shtetit amerikan, Donald Trump, për të qenë përfaqësues i Bullgarisë në Këshillin për Paqe, i iniciuar nga vetë Trump. Krijimi i Këshillit me iniciativë të presidentit Trump ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar për arritjen e zgjidhjeve paqësore të konflikteve ushtarake në Gaza dhe në rajone të tjera, njofton zyra e shtypit e kryetarit të shtetit.
Në përgjigjen e tij drejtuar presidentit të SHBA-së, Radev thekson rëndësinë e iniciativave paqësore të presidentit Donald Trump për çshkallëzimin e disa konflikteve ushtarake dhe shpreh shpresën për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme paqësore në nivel global. Ai gjithashtu përmend njohjen e diplomacisë bullgare me emërimin e diplomatit bullgar Nikollaj Mlladenov si Përfaqësues i Lartë për Gazën në Këshillin për Paqe. Radev shpreh pritshmërinë që “në të ardhmen e afërt Bullgaria të ketë mjedisin institucional të qëndrueshëm të nevojshëm për të vazhduar bashkëpunimin frytdhënës me SHBA-në në interes të përpjekjeve të përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.”
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova