Artikull
Mërkurë 21 Janar 2026 16:08
Mërkurë, 21 Janar 2026, 16:08
Bozhidar Bozhanov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Qeveritarët po kryejnë një atentat ndaj procesit zgjedhor. Ata propozojnë votim me skanerë, për të cilët as vetë nuk e dinë se si funksionojnë, deklaroi para gazetarëve bashkëkryetari i “Po, Bullgaria” dhe nënkryetar i grupit parlamentar të PP-DB, Bozhidar Bozhanov, lidhur me mbledhjen e djeshme të Komisionit Juridik parlamentar, ku u vendos të shfrytëzohen pajisje që skanojnë fletët e votimit në letër, në të cilat votuesit shënojnë vetë votën e tyre.
Sipas tij, “plani është rikthimi i fletës së votimit në letër si ndëshkim për protestën që rrëzoi qeverinë”. Nga koalicioni, kërkesa e të cilit për 100% votim elektronik u hodh poshtë, vlerësojnë se deri në zgjedhjet e ardhshme nuk ka kohë për shpalljen e një tenderi publik dhe për furnizimin me pajisje të tilla.
Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e kupton shumë vonë se nuk mund t’i përdorë makineritë e reja, atëherë nuk do të mund të përdorë as të vjetrat, pasi nuk do të ketë kohë për përgatitjen e tyre, dhe kështu alternativa e vetme do të mbetet votimi në letër, shpjegoi kryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Asen Vasilev, cituar nga BTA. Me dispozitat e miratuara hiqet edhe vula e dytë e fletës së votimit, si dhe krahasimi i numrit të fletës me bllokun përkatës, çka do të thotë se në kabinën e votimit mund të sillen fletë votimi që nuk janë dhënë nga komisioni, shtoi Vasilev.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova