LAJME

Artikull

Gjykata do të shprehet për dorëheqjen e presidentit Radev më 23 janar

Mërkurë, 21 Janar 2026, 17:04

Gjykata do të shprehet për dorëheqjen e presidentit Radev më 23 janar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjykata Kushtetuese do të shprehet për dorëheqjen e paraqitur nga presidenti Rumen Radev të premten, më 23 janar, njoftuan nga gjykata. Me aktin e vendimit të gjyqtarëve, në vend të Radevit do të marrë detyrën nënpresidentja Iliana Jotova, e cila do të bëhet gruaja e parë presidente në historinë e Bullgarisë.

Rumen Radev e bëri të ditur vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen në një fjalim drejtuar popullit bullgar më 19 janar. Dorëheqja u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese më 20 janar. Po atë ditë, gjykata hapi çështje mbi dorëheqjen e paraqitur. Gjykata Kushtetuese nuk ka një afat të përcaktuar shprehimisht për marrjen e vendimit, por analistët prisnin që kjo të ndodhte shpejt.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova