LAJME

Artikull

Dorëheqja e Presidentit është fakt, Gjykata Kushtetuese është gati të vendosë

Martë, 20 Janar 2026, 13:03

Dorëheqja e Presidentit është fakt, Gjykata Kushtetuese është gati të vendosë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Dorëheqja e Presidentit Rumen Radev është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese dhe kreu i shtetit është duke pritur vendimin e saj. Kjo u njoftua nga shërbimi për shtyp i institucionit presidencial.

Sipas nenit 97 të Kushtetutës, një nga opsionet për përfundimin e parakohshëm të kompetencave të presidentit dhe zëvendëspresidentit është paraqitja e dorëheqjes në Gjykatën Kushtetuese. Pas dorëheqjes së presidentit, kompetencat e tij përfundojnë me përcaktimin e rrethanave të specifikuara nga Gjykata Kushtetuese. Sipas ligjit themelor, kur kreu i shtetit jep dorëheqjen, zëvendëspresidenti merr detyrën e presidentit deri në fund të mandatit. Zëvendëspresidentja aktuale e Bullgarisë është Ilijana Jotova.

Deri më sot, nuk ka pasur asnjë rast dorëheqjeje nga një president i Bullgarisë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva