LAJME

Artikull

Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar në forumin në Davos

Mërkurë, 21 Janar 2026, 17:50

Rosen Zheljazkov

Rosen Zheljazkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Rosen Zheljazkov udhëheq delegacionin bullgar që merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Në përbërje të delegacionit merr pjesë edhe ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, njoftoi Ministria e Jashtme е Bullgarisë. Në qendër të bisedimeve janë mjedisi ekonomik dhe gjeopolitik global, si dhe çështjet e sigurisë. Në këtë kontekst, ministri i jashtëm shpreh habi lidhur me një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga kancelaria e kreut të shtetit, në të cilën njoftohet se presidenti Rumen Radev mori një ftesë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për t’u përfshirë në iniciativën e tij për paqe.

“Ftesa është e dërguar përmes rrugëve zyrtare të dielën dhe u mor të hënën, ndërsa tre ditë më vonë, në sfondin e informacionit tashmë të njohur për pjesëmarrjen e kryeministrit në forumin e Davosit, kreu i shtetit zgjedh të njoftojë marrjen e saj, pa shprehur qëndrimin e tij për përmbajtjen. Deri më tani nuk u shpreh asnjë qëndrim as për iniciativën për paqe në Gaza, as për planin 20-pikësh të paraqitur, si dhe për çështje të tjera kyçe të agjendës aktuale të politikës së jashtme”, deklaroi diplomati ynë i parë, cituar nga shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Jashtme.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova