Artikull
Rumen Radev largohet nga institucioni presidencial të premten
Enjte 22 Janar 2026 16:20
Enjte, 22 Janar 2026, 16:20
FOTO: president.bg
Madhësia e shkronjave
Rumen Radev do të largohet nga institucioni presidencial të premten më 23 janar në orën 16:00, njoftuan nga zyra e shtypit e kreut të shtetit. Ai do të përcillet në hyrjen ceremoniale të Presidencës nga zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, e cila, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të marrë detyrën e kreut të shtetit.
Rumen Radev e shpalli vendimin e tij për t’u larguar nga Presidenca të hënën, në një fjalim drejtuar popullit bullgar, duke deklaruar gjithashtu se po hyn në politikë. Nëse Gjykata Kushtetuese i ndërpret kompetencat e tij, zëvendëspresidentja Ilijana Jotova do të marrë detyrën e tij.
- Rumen Radev shpalli se largohet nga posti i presidentit dhe jep dorëheqjen
- Dorëheqja e Presidentit është fakt, Gjykata Kushtetuese është gati të vendosë
- Dorëheqja e Presidentit Rumen Radev përmbushi pritjet e shoqërisë
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova