EKONOMI

Artikull

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari në vitin 2026

Rritje e moderuar dhe fund i blerjeve paniku

Shtunë, 24 Janar 2026, 07:55

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari në vitin 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në vitin 2026, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari po hyn në një fazë rritjeje më të moderuar dhe më të parashikueshme pas viteve kulmore 2024–2025. Këtë e parashikon Petër Mastikov, analist kryesor i Regjistrit Kombëtar për Ndërtimet e Reja dhe Rikonstruksionet, në një intervistë për BTA. Pritet fundi i të ashtuquajturave “blerje paniku” dhe një sjellje më e arsyeshme nga ana e blerësve, çka do të kufizojë rritjet dyshifrore të çmimeve. Analistët parashikojnë një rritje prej 5 deri në 10 për qind në vitin 2026 krahasuar me vitin 2025, kur çmimi mesatar për metër katror të sipërfaqes banesore në kryeqytetin Sofje tejkaloi 2300 euro. Rritja do të nxitet kryesisht nga shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe i fuqisë punëtore, i ndikuar më tej edhe nga aplikimi i euros.

FOTO: BNR

Ndërtimi i ri do të mbetet motori kryesor i tregut, veçanërisht në Sofje dhe në qytetet e mëdha, me fokus kryesor tek banesat me dy dhe tre dhoma. Interesi për shtëpi vazhdon të rritet, sidomos në vendbanimet përreth qyteteve kryesore, ndërsa edhe pronat për pushime ruajnë një tendencë në rritje.

FOTO: Ani Petrova

Aktiviteti i lartë ndërtimor dhe anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë krijojnë një bazë të qëndrueshme për sektorin. Perspektiva e përgjithshme për vitin 2026 është pozitive, por pa rritje të papritura dhe të mprehta të çmimeve, vlerëson analisti.


Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova