Artikull
“DPS – Fillim i Ri” kërkon miratim të anëtarësimit në Këshillin e Paqes
Hënë 26 Janar 2026 10:49
Hënë, 26 Janar 2026, 10:49
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qëndrimi i shprehur nga ministri i jashtëm në detyrë Georg Georgiev për shtyrjen e ratifikimit parlamentar të anëtarësimit të Bullgarisë në Këshillin e Paqes të presidentit të SHBA Donald Trump ngjall habi dhe është një sinjal shumë i keq për partnerët tanë ndërkombëtarë, deklaroi në një komunikatë për shtyp lideri i “DPS – Fillim i Ri”, Deljan Peevski. “Që sot, me një letër drejtuar kryeministrit në detyrë Rosen Zheljazkov, do të ngremë çështjen se kush ushtron presion mbi vendimet e qeverisë bullgare… Prandaj, nëse ratifikimi nuk paraqitet në Kuvendin Popullor nga Këshilli i Ministrave, me qëllim që ta detyrojmë qeverinë ta ndërmarrë këtë hap”, deklaron Peevski.
Ndërkohë, përfaqësues të komunitetit palestinez në Bullgari njoftuan se më 27 janar do të organizojnë një protestë para parlamentit kundër anëtarësimit të Sofjes në Këshillin e Paqes në Gazë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova