Artikull
Kryetarja e Parlamentit, siç pritej, refuzoi të bëhej kryeministre e përkohshme
Martë 27 Janar 2026 15:06
Martë, 27 Janar 2026, 15:06
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Presidentja Iliana Jotova filloi takimet brendaprocedurës për emërimin e një qeverie të përkohshme, duke iu bazuar në një listë të kufizuar nga Kushtetuta me persona në poste të larta shtetërore që mund të zgjidhen si kryeministër i përkohshëm. E para që u takua me presidenten ishte kryetarja e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, Raja Nazarjan. Pasi disa herë politikania nga GERB Nazarjan, deklaroi se nuk do të pranojë postin e kryeministres, sot ajo konfirmoi përsëri refuzimin e saj. “Një person politik nuk duhet të jetë kryeministër i përkohshëm, sepse duhet të ketë ndjesinë e paanshmërisë. Përndryshe, do të ketë pritshmëri për ndërhyrje në procesin zgjedhor”, komentoi ajo. Sipas saj, tashmë është e qartë që data e zgjedhjeve të parakohshme nuk do të jetë 29 mars, por nuk ka ende saktësi se kur do të mbahen ato.
Në ditët në vijim, Iliana Jotova do të takojë një nga një kandidatët e tjerë potencialë për postin – guvernatorin dhe zv.guvernatorët e Bankës Kombëtare të Bullgarisë, kryetarin e Dhomës së Auditimit dhe zëvendësit e tij, avokatin e popullit dhe zëvendës e tij.
Redaktoi: Miglena Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova