Artikull
Humbjet ekonomike nga bllokada e kufijve do të jenë të mëdha për të gjithë
Martë 27 Janar 2026 16:25
Martë, 27 Janar 2026, 16:25
Grozdan Karaxhov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Humbjet ekonomike për të gjitha vendet, jo vetëm për Bullgarinë, do të jenë shumë të mëdha nga bllokada e kufijve me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaroi para gazetarëve zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit në detyrë, Grozdan Karaxhov. “Bllokada të tilla, përveçse shkelin të drejta themelore – lirinë e lëvizjes dhe lirinë e transportit të mallrave – çojnë në pasoja shumë të rënda ekonomike, jo vetëm për sektorin e transportit, por për të gjithë sektorët e tjerë ekonomikë që varen nga furnizimet”, shtoi Karaxhov. Sipas tij, transportuesit nga Ballkani Perëndimor do ta zgjidhin më me sukses problemin përmes dialogut me institucionet evropiane. Karaxhov do t’u drejtojë një kërkesë homologëve të tij në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e “dritareve” në kufij, por sipas tij, vështirë se do të arrihet një zgjidhje e tillë.
Transportuesit nga Ballkani Perëndimor bllokuan kufijtë tanë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e pikave të tyre kufitare me vendet e hapësirës Shengen. Kërkesa e tyre është heqja e kufizimit për qëndrimin prej 90 ditësh brenda një periudhe 6-mujore në territorin e BE-së.
Redaktoi: Miglena Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova