Artikull
Enjte 29 Janar 2026 11:00
Enjte, 29 Janar 2026, 11:00
FOTO: Massimo Paolone/La Presse
Madhësia e shkronjave
Njëqind ditë para fillimit të
një prej garave më prestigjioze të çiklizmit në botë – Giro d’Italia,
vendi ynë po i bashkohet iniciativës ndërkombëtare “Illuminations”, njoftoi
Ministria e Turizmit. Për herë të parë në historinë e saj 109-vjeçare, gara e
çiklizmit “Via Italia” do të fillojë nga Bullgaria dhe do të kalojë nëpër
dhjetëra komuna.
Fushata parashikon që
vendet emblematike kulturore dhe historike në qytetet pritëse të ndriçohen me ngjyrë
roze – ngjyra simbolike e garës dhe e fanellës legjendare me ngjyrë roze e
udhëheqësit “maglia rosa”. Në vendin tonë, kjo vlen për muret e fortesës së
Qytetit të Vjetër në Nesebër, Urën e Burgasit, Kalanë e Carevecit në Veliko Tërnovo,
Kolodrumin në Plovdiv dhe Pallatin Kombëtar të Kulturës të kryeqytetit.
"Giro d'Italia është
një mënyrë për t'u treguar natyrën, kulturën dhe historinë e vendit miliona
njerëzve në mbarë botën. Duke përfshirë Bullgarinë në nismën e “Illuminations”,
ne edhe një herë deklarojmë praninë tonë në hartën turistike globale si një
destinacion tërheqës dhe i larmishëm", thotë Ministri në dorëheqje i
Turizmit Mirosllav Borshosh.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva