Artikull
U hoq bllokada për kamionët drejt Maqedonisë së Veriut, ndaj Serbisë mbetet
Premte 30 Janar 2026 09:23
Premte, 30 Janar 2026, 09:23
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
U hoq bllokada për trafikun e mjeteve të rënda midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Protestat e transportuesve nga Maqedonia e Veriut u ndërprenë në të gjitha pikat kufitare. Ato nisën të hënën për shkak të zbatimit të plotë të sistemit “hyrje–dalje”, të miratuar nga BE-ja në vitin 2017. Vendimi për ndërprerjen e protestës nga Shoqata “Makam-Trans” erdhi pasi ministri i transportit në Shkup, Aleksandar Nikolloski, njoftoi në Facebook se Brukseli do të miratojë një strategji vizash, që do të zgjidhë problemin e shoferëve profesionistë.
Protesta është ndërprerë edhe në Malin e Zi, por në Serbi vazhdon. Në territorin serb nuk lejohen të kalojnë automjete transportuese në të gjitha pikat kufitare me Bullgarinë. Lëvizja e automjeteve të lehta dhe e autobusëve në të dy drejtimet nuk është ndërprerë, njoftuan nga “Policia Kufitare”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova