Artikull
Kufijtë drejt Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut mbeten të bllokuar për kamionët
Mërkurë 28 Janar 2026 09:46
Mërkurë, 28 Janar 2026, 09:46
FOTO: BTA, arkiv
Madhësia e shkronjave
Më 28 janar, për të dytën ditë radhazi, dhjetëra kamionë të Transportit Ndërkombëtar Rrugor (TIR) po presin në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Arsyeja e bllokadës, e cila nisi më 26 janar në orën 12:00, është pakënaqësia ndaj sistemit të hyrje-daljes në BE që hyrë në fuqi dhe humbjet ekonomike që rrjedhin prej tij për transportuesit.
Kalimi i automjeteve të lehta nga dhe drejt Maqedonisë së Veriut përmes pikave Deve Bair – Gjueshevo, Dellçevo – Stanke Liçikovo dhe Novo Sello – Zllatarevo po zhvillohet pa probleme. Radha e kamionëve nga ana bullgare në Gjueshevo është mbi 2 km, raporton korrespondenti i BNR-së në Kjustendill, Kirill Falin. Automjetet e lehta kalojnë pa pengesa edhe në Kallotina drejt dhe nga Serbia.
Kryeinspektori Manoll Manollkov, shef i pikës kufitare Kalotina, deklaroi për bTV se nuk ka grumbullim të automjeteve të rënda jashtë zonës së pikës kufitare. Kamionët devijohen për të pritur edhe para se të arrijnë në kufi.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova