SHOQËRI

Seksion

QSL Nr. 2: 1929 – Radiosinjali i parë në Bullgari

Dielë, 1 Shkurt 2026, 10:15

QSL Nr. 2: 1929 – Radiosinjali i parë në Bullgari

FOTO: Desisllava Semkovska

Madhësia e shkronjave

Në vitin 2026, Radio Bullgaria konfirmon raportet e radiodashësve me një seri të re prej 12 kartolinash QSL. Imazhi i secilës prej tyre thekson nga një ngjarje konkrete historike, e lidhur me historinë e BNR-së dhe programit “Radio Bullgaria”, i cili feston 90 vjetorin. Në fillim të çdo muaji, përmes një publikimi të posaçëm, do të mësoni fakte interesante që lidhen me këto imazhe.


Kartolina e dytë QSL për vitin 2026 i kushtohet radiosinjalit të parë në vendin tonë.


Më 1 gusht 1929, në Bullgari vihet në funksion një stacion i ri kombëtar radio-telegrafik. Lidhja mbahet kryesisht me kryeqytetet e afërta evropiane, ndërsa më 25 nëntor të po atij viti, për herë të parë në dëgjohen fjalët: “Alo, alo, Radio Sofia!”.


Transmetimi i parë radio është vepër e teknikut Georgi Vëllkov, i cili, duke përdorur pjesë nga aparate të vjetra radio, arrin të ndërtojë një transmetues me fuqi 60 W. Transmetimet eksperimentale përfshijnë regjistrime në gramafon të muzikës popullore dhe zgjasin nga 6 orë në ditë.

Inxhinier Georgi Vëllkov me radiotransmetuesin e tij

FOTO: BNR - fondi arkiva

Në maj të vitit 1930 fillojnë emisionet e “Rodno Radio” (i riemërtuar në vitin 1934 në “Radio Sofia”), që vendosin themelet e transmetimit radiofonik në vend.


Për të marrë një kartolinë QSL, është e nevojshme të na dërgoni një raport, në të cilin të shënoni datën dhe gjuhën përkatëse (për “Radio Bullgarinë”) ose datën, orën dhe frekuencën e transmetimit të dëgjuar (për programet e tjera të BNR-së), si edhe detaje mbi përmbajtjen e tij.
Raportet mund t’i dërgoni në këto mënyra:


– me email në adresën: reception.report@bnr.bg
– me postë në adresën: Bullgari, Sofje 1040, bulevardi Dragan Cankov nr. 4, BNR, Desislava Semkovska


Është e detyrueshme të shënoni adresën tuaj postare.


Ju kujtojmë se BNR konfirmon raportet për transmetime të dëgjuara edhe me seri të vjetra kartolinash QSL. Nëse dëshironi të merrni ndonjërën prej tyre, ju lutemi ta specifikoni këtë në raport.



Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Publikoi / Publikuan: Kostandina Bello