Artikull
Presidentja fillon konsultimet me grupet parlamentare për kryeministër teknik
Martë 3 Shkurt 2026 04:35
Martë, 3 Shkurt 2026, 04:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Presidentja Ilijana Jotova fillon konsultimet me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e 51-të, në kuadër të procedurës për emërimin e kryeministrit teknik. Sot ajo do të zhvillojë takime të njëpasnjëshme me përfaqësuesit e dy forcave të para parlamentare – GERB‑SDS dhe “Po e Vazhdojmë Ndryshimin”–“Bullgaria Demokratike” (PP-DB).
Në takimet paraprake me 10 personat që, sipas Kushtetutës, mund të mbajnë këtë post, pesë prej tyre dhanë pëlqimin të jenë kryeministër të përkohshëm – nënkryetari i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Andrej Gjurov, zëvendës‑avokatja e popullit Maria Filipova, kryetari i Gjykatës së Auditorëve Dimitër Gllavçev dhe nënkryetarët Margarita Nikollova dhe Sillvija Këdreva.
Para disa ditësh, një pyetjeje nga gazetarët për datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Ilijana Jotova iu përgjigj duke theksuar se do të marrë vendim pasi të përfundojë procedura kushtetuese.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva