LAJME

Artikull

Dara po kërkon këngën e saj për të përfaqësuar Bullgarinë në “Eurovision 2026”

Martë, 3 Shkurt 2026, 10:11

Dara po kërkon këngën e saj për të përfaqësuar Bullgarinë në “Eurovision 2026”

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja Dara po përgatitet intensivisht për “Eurovision 2026”, pavarësisht komenteve të shumta negative ndaj saj pas fitores në përzgjedhjen kombëtare për përfaqësuesin bullgar në konkurs.

Ajo ndau se komentet negative nuk do ta dekurajojnë ta përfaqësojë vendin me dinjitet. “Unë jam një person shumë i disiplinuar, shkoj në stërvitje çdo ditë. Jam në përgatitje të vazhdueshme për çfarëdo qoftë”, tha Dara për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/.

Këngëtarja deklaroi se ka mjaft këngë të gatshme. “Pyetja është se cila do të jetë e përshtatshme. Ideja ime është të shkruaj sa më shumë këngë që të jetë e mundur, të cilat do t’i propozoj për zgjedhjen e këngës. Çdo gjë që mbetet prej tyre është vetëm një plus në karrierën time. Që të kesh tre këngë shumë të mira, duhet të kesh të paktën 80 këngë dhe prej tyre të bësh përzgjedhjen”, tha Dara dhe shtoi se aktualisht po fillon një periudhë e madhe krijimi dhe kërkimi këngësh.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva